Gjermanisht shqiptaro-zvicerane
BiLiKiD Gruplojëra dygjuhëshe zvicërgjermanisht-shqip |
dy gjuhë dy udhëheqëse gruploje dy herë kujdes dhe vëmendje Për fëmijë nga 3-5 vjeç |
Në gruplojën dygjuhëshe BiLiKiD takohen dhjetë fëmijë nga mosha 3-vjeçare për të bërë lojëra, punëdore, pikturë, për të dëgjuar dhe treguar përalla, për të lëvizur e kënduar.
Gruploja BiLiKiD drejtohet nga dy udhëheqëse gruploje. Njëra punon me fëmijët në shqip, tjera në dialekt zvicërgjerman.
BiLiKiD dëshiron të përgatisë fëmijët në mënyrë optimale për kopshtin e fëmijëve:
• Fëmijët mësojnë të luajnë së bashku në grup.
• Fëmijët ndihmohen në zhvillimin e tyre gjuhësor: Ata zgjerojnë njohuritë e gjuhës së tyre të parë dhe mësojnë të kuptojnë e të flasin dialektin zvicërgjerman.
• Fëmijët mësojnë të formësojnë në mënyrë kreative me lapsa, letër, ngjitës, gërshërë dhe materiale të ndryshme.
BiLiKiD dëshiron t'ju ndihmojë juve si prindër për të përgatitur fëmijët tuaj për kopshtin e fëmijëve. Për këtë arsye ka disa takime në vit me prindër lidhur me tema të ndryshme:
sistemi shkollor zviceran, ushqimi dhe lëvizja, rëndësia e përallave dhe librave me figura për suksesin shkollor etj.
Në takimet me prindër, ju mund të lidhni edhe kontakte me prindër
të tjerë dhe të shkëmbeni provoja.
Ku: GFZ Familienzentrum Katzenbach, Glatttalstrasse 1, 8052 Zürich
Kur: Të shtunën paradite prej orës 9.30 deri 12.00
Me kënaqësi ju japim informata me telefon:
Trendelina Jaha: 076 450 19 63 / 044 400 58 74; hvL04+ji4+rv6OfZ7Ofu58bu6fLr5+-qqOXp6w@nospam
